Inter i pandalshëm, zikaltrit “shkatërrojnë” 4-0 Fiorentinën, shkëlqen Lautaro

1 year ago 20
Reklamë
09:24 04/09/2023

Interi i Inzagit vijon të shkëlqejë në këtë fillim sezoni të Serie A. Zikaltrit kanë zhvilluar një tjetër ndeshje të madhe duke mundur 4-0 Fiorentinën.

Në këtë sfidë të rëndësishme Interi ishte dominues gjatë gjithë takimit duke demonstruar formën e mirë që po kalon.

Goli i Thuram në minutën e 23-të mund të ishte pasuar nga të tjerë që në pjesën e parë, por portieri Kristiansen e shpëtoi disa herë Fiorentinën. Edhe në fillim të pjesës së dytë u duk sikur fati do të ishte me vjollcët që shpëtuan tre herë prej shtyllave.

Por Interi nuk kishte ndërmend të kompikonte një ndeshje që e kishte tërësisht në kontroll dhe brenda pak minutave i dha fund çdo shprese të Fiorentinës se mund të rikthehej në lojë. Golat e Lautaro në minutën e 53-të dhe Çalhanoglu në të 58-ën me 11-metërsh pasqyruan në rezultat atë çka po prodhohej në fushë. Në minutën e 73-të Lautaro vulosi rezultatin final 4-0 me golin e dytë të tij në këtë ndeshje. Një superformë e sulmuesit argjentinas që në këto tre ndeshje të para të sezonit ka shënuar 5 herë.

Me këtë fitore Interi mban sërish vendin e parë me 9 pikë të plota aq sa edhe Milani me të cilin do të ndeshet në javën e ardhshme të kampionatit pas rikthimit nga impenjimet e kombëtareve.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article