Interi bën tifo për Marseillen në Ligue 1, kjo pasi mund t’i marr 10 milionë euro

6 months ago 4

Interi që po mendon për afatin kalimtar veror, ka nisur të bëjë tifo për Marseillen në Ligue 1 të Francës, pasi kjo lidhet me Joaquin Correa i cili në formë huazimi.

Në rast se francezët kualifikohen për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, atëherë huazimi shndërrohet në blerje të detyruar dhe në këtë formë Interi mbush arkat me 10 milionë euro.

Për momentin, duket e vështirë që Marseille të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pasi vendi i tretë në Ligue 1 është plot shtatë pikë larg.

Ndërkohë, vendi i katërt që mbahet nga Lille është katër pikë larg, por vendi i katërt nuk do të thotë kualifikim direkt.

Një shans tjetër, Marseille e ka edhe nga Liga e Evropës, turne që duhet ta fitojë nëse do të luajë në elitë.

Sigurisht, rrugëtimi aty është edhe më i komplikuar me francezët që në çerekfinale përballen me Benficën, ndërsa në garë janë edhe klube si Liverpool, Milan apo Bayer Leverkusen.

Gjithsesi, Interit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpresojë në kualifikimin e Marseille për të fituar 10 milionë euro me largimin e Joaquin Correas, që nuk bën pjesë në planet e Simone Inzaghit. /Telegrafi/

Read Entire Article