Interi në sulm për një tjetër shqiptar, kë po monitorojnë?

10 months ago 19
19:16 29/11/2023

Zikaltrit po shohin sulmuesin Rocco Vata, i cili luan për të rinjtë  e Celtic

Interi ka interes për një tjetër talent shqiptar! Ndërsa po shijon fantazinë e Kristjan Asllanit dhe ka monitoruar edhe mesfushorin tjetër kuqezi Ylber Ramadani që luan te Leçe, klubi zikaltër po vëzhgon me kujdes Roko Vatën. Djali i ish-kapitenit të kombëtaresx Rudi Vata luan për të rinjtë e Sëlltikut.

Përfaqësues të klubit milanez ishin të pranishëm në takimin Lazio-Celtic të vlefshëm për UEFA YOUTH League. Skocezët fituan me r zultatin 2-0 në stadiumin “Fersini”, raporton tabloidi skocez “Daily Record”.

Sulmuesi i krahut vlerësohet për zotësinë e tij në fushë dhe nuhatjen ndaj golit. Roko Vatës i përfundon kontratë në verë me Sëlltik dhe zikaltrit mund ta marrin për rreth 400 mijë euro në total.

Por Interi nuk është klubi i vetëm i Serie A që e kërkon 18 vjeçarin, që ka luajtur për Shpresat e Irlandës. Edhe Torino kërkon shërbimet e tij, ashtu si edhe Frosinone, që ka dërguar skautë për ta parë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article