Interi njofton Napolin se ka filluar bisedimet me Piotr Zielinskin, lojtari do të kalojë falas te zikaltërit

8 months ago 20

Interi ka bërë një hap përpara për mesfushorin polak Piotr Zielinski, duke njoftuar zyrtarisht Napolin se po vazhdon negociatat me lojtarin.

Kontrata e 29-vjeçarit skadon me Napolin në fund të këtij sezoni dhe nuk do të rinovohet pas një raundi bisedimesh me presidentin e klubit Aurelio De Laurentiis në gjysmën e parë të sezonit.

Interi beson se Zielinski do të jetë një plus i madh për mesfushën me pesë lojtarë të Simone Inzaghit dhe ka negociuar me menaxherin e tij për javë të tëra.

Gazzetta dello Sport shkruan se Interi ka informuar Napolin për bisedimet në vazhdim me Zielinski, një hap i domosdoshëm përpara se ai të mund t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruajë parakontratën e tij me klubin.

Mesfushori polak pritet të nënshkruajë kontratën e tij – me një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 4.5 milionë euro plus mbi 500,000 euro bonuse – në fund të këtij muaji.

Kjo do të ndodh pas ndeshjes së parë të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Read Entire Article