Interi po shijon Asllanin, mesfushori kuqezi me rritje nga ndeshja në ndeshje

6 months ago 18
Reklamë
20:35 26/02/2024

Kristjan Asllani është kthyer në një lojtar të domosdoshëm për Interin. Kundër Leçes, mesfushori kuqezi e zëvendësoi më së miri turkun Çalhanoglu, me zikaltrit që po shijojnë përparimin e lojtarit shqiptar.

Hakan Çalhanoglu nuk luan, e megjithatë Interi nuk vuan! Sepse në mesfushë është Kristjan Asllani, që po rritet nga ndeshja në ndeshje e po e zëvendëson më së miri fantazistin turk! Mefushori i përfaqësueses shqiptare të futbollit në sfidën e fundit të fituar me poker golash ndaj Leçes tregoi personalitet dhe talent, duke marrë vëmendjen e sportives italiane “Gazzetta dello sport”.

Pikërisht Asllani dha asistin për Lautaron në golin që përcaktoi fatin e takimit në “Via del Mare”.

Te “zikaltrit” tani ka qetësi në rast se fantazisti turk nuk mungon. Lojën e mesfushorit kuqezi e ka vlerësuar edhe vetë Çalhanoglu. Në rrjetet sociale, në postimin që Asllani kishte bërë pas suksesit ndaj Leçes, mesfushori turk komentoi: “I madh, vëllai im! E përgjigjja e 21 vjeçarit ishte “Mjeshtër”.

Në intervistat e tij, lojtari kuqezi e ka përmendur shpesh herë se Çalhanoglu është kthyer në mentorin e tij dhe nga ai po mëson shumë. Por vlerësime Asllani ka marrë edhe nga shokët e tjerë të ekipit si Fratesi, Turam, de Vraj apo Karlos Augusto.

Testi i radhës për Asllanin do të jetë të mërkurën kundër Atalantës së Berat Gjimshitit, me turkun që ende është në dyshim për rikthimin.

Në këtë sezon, lojtari kuqezi gjithnjë ka plotësuar pritshmëritë sa herë i është kërkuar nga Inzagi. Tek Interi gjithçka ka shkuar sipas planit. Sakrifica e Brozoviç dhe besimi te mesfushori kuqezi janë shpërblyer më së miri.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article