Interi synon t’ia rrëmbej Juventusit lojtarin më të mirë të ekipit

8 months ago 21

Interi thuhet se ka synim të transferojë mesfushorin Adrian Rabiot si lojtar të lirë në afatin kalimtar të verës.

Nerazzurrët viteve të fundit janë duke bërë përforcime të mençura, ku shumë futbollistë të mëdhenj po vijnë si lojtar të lirë.

Drejtuesit e nën-kampionit të Evropës po mendojnë nga tani për në afatin kalimtar të verës për të transferuar një emër të madh.

Bëhet fjalë për yllin e skuadrës e rivale, Juventusit, Adrian Rabiot, i cili është në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Bianconerët.

Rabiot deri tani ka refuzuar në nënshkruaj kontratë të re dhe Interi synon ta josh atë për ta transferuar në Giuseppe Meazza.

EXCL: Inter want to sign Adrien Rabiot for next season.

🇫🇷 #Inter pic.twitter.com/ghdNNih9sM

— Pedro Almeida (@pedrogva6) February 1, 2024

Është eksperti portugez i transferimeve Pedro Almeida, i cili ka raportuar se Nerazzurrët e duan francezin si lojtar të lirë në verë.

Në rast transferimi, Interi do ta dëmtonte shumë rivalin e tyre, pasi Rabiot po llogaritet si lojtari më i mirë i tyre në sezonet e fundit. /Telegrafi/

PedroAlmeida – L'#Inter vuole ingaggiare Adrien #Rabiot a parametro zero per la prossima stagione. pic.twitter.com/wdN2QYfwvj

— Amala (@AmalaTV_) February 1, 2024

Read Entire Article