Intervista e portierit të PSG-së i cili për pak sa nuk vdiq – ai tregoi se çfarë e pyeti për herë të parë mjekun kur u zgjua

1 year ago 25
Reklamë

Sergio Rico u largua nga spitali një muaj më parë pasi kaloi 82 ditë aty. Tani ai dha intervistën e tij të parë që nga largimi nga spitali dhe këtë për televizionin e klubit të PSG-së.

Kujtojmë se Rico pati një aksident të madh ku një kalë i frikësuar e hodhi nga pas dhe më pas e goditi me thundrën në kokë dhe qafë, për pasojë me humbje ndjenjash.

Ai shumë shpejt ai u transferua në terapi intensive, ku u konstatua se nuk kishte dëmtime në shtyllën kurrizore, por nëse lëndimi do të kishte qenë vetëm gjysmë centimetri më i thellë, thonë mjekët, ai do të kishte mbetur i vdekur në vend.

Tani, i vetëdijshëm për këtë fakt, ai është mirënjohës që gjithçka shkoi mirë në fund të fundit.

“Për pak ditë kam analiza të reja ku mjekët do të më thonë se çfarë ka ndodhur me aneurizmin që kam pasur. Ndoshta atëherë do të më lejojnë të merrem me ndonjë sport, do të doja të kthehesha në formë dhe te Parisi. Qëllimi im është te kthehem në ekip para se të përfundojë ky sezon”, ka thënë Rico.

🎥 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐑𝐕𝐈𝐄𝐖

Le Président Nasser Al-Khelaïfi s’est rendu à Séville ce vendredi pour rencontrer @sergiorico25

L’occasion pour https://t.co/1DL7waZXZY de prendre des nouvelles du portier espagnol. Un entretien à découvrir ici ⤵️❤️💙 pic.twitter.com/hn7WVP6ikK

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 16, 2023

Spanjolli tregoi se çfarë tha pasi u zgjua nga koma.

“Pas aksidentit nuk pata probleme me kujtesën. Njoha menjëherë familjen dhe miqtë e mi, por nuk e mbaja mend aksidentin. Menjëherë pasi u zgjova, pyeta mjekët nëse do të luaja përsëri futboll”, deklaroi Rico. /Telegrafi/

Read Entire Article