Inxhinieri shqiptar, si shkencëtar për çështje të qarkullimit rrugor në SHBA

9 months ago 23

Inxhinieri shqiptar Sofokli Cakalli në një konferencë në mbajtur nga Komiteti i Sigurisë Rrugore në Akademinë Kombëtare të Shkencave, Mjekësisë, dhe Inxhinierisë në SHBA, ka prezantuar dy projektet e tij të fundit.

Në një postim të bërë në rrjetin e tij social në Facebook, ai shprehet se ka paraqitur dy publikim në dy sesione të ndryshme për inovacionin në sigurinë rrugore, prezantim ky i bërë para shkencëtarëve të fushës.

Reagimi i plotë:

Per here te pare kete vit isha i ftuar si prezantues (speaker) nga Komiteti i Sigurise Rrugore ne Akademine Kombetare te Shkencave, Mjekesise, dhe Inxhinierise ne SHBA (National Academies of Sciences, Engineering, and Medicine). Pata privilegjin dhe pergjegjesine te prezantoj dy publikimet e mia te fundit ne dy sesione te ndryshme per inovacionin ne sigurine rrugore perpara shkencetareve te fushes, perfaqesuesve te industrise private, kolegeve dhe sidomos familjes time 😊.

Ne nje sesion te mbyllur te Komitetit Kombetar te Sigurise Rrugore, diskutuam dhe mbajtem qendrime historike per rrezikun qe paraqesin makinat elektrike ne te ardhmen e sigurise rrugore. Ne mbledhje, prezantuam studime dhe prova akoma te papublikuara por te drejtperdrejta se si mbipesha dhe gjeometria e makinave elektrike, prania e te cilave po  shtohet me ritme ekspotenciale dita dites, jane te rrezikshme per infrastrukturen aktuale te sigurise rrugore dhe se koncepti i barrierave te sotme eshte qartesisht i pamjaftueshem te perballoi perplasjen me makinat elektrike. Takimet dhe diskutimet me kompanite e makinave elektrike ishin pozitive, me fokus bashkepunimin gjitheperfshires per te gjetur nje zgjidhje. Patjeter qe zhvillimi i teknologjise nuk mund te pengohet ose ndalet, por gjithmone duhet te kete kosto te pranueshme nga te gjithe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article