Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

5 months ago 4

Interi ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion dhe sërish nga kundërshtari i njëjtë Sassuolo.

Neroazzurët u mposhtën me rezultat minimal 1-0, por kjo humbje nuk i prish punë atyre që tanimë kanë festuar titullin e kampionit.

Gjithsesi në fund të kësaj ndeshje tifozët zikaltër janë gëzuar, pasi trajneri Simone Inzaghi ka konfirmuar emrin e një futbollisti që skuadra e tij ka nënshkruar.

Fjala është për sulmuesin iranian Mehdi Taremi, i cili do t’i bashkohet Neroazzuëve nga sezoni i ri si transfeirm i lirë nga Porto.

Inzaghi ka konfirmuar se kanë transferuar Taremin, derisa është shprehur i lumtur që një futbollist i tillë i bashkohet Interit.

🚨🇮🇷 Inter manager Inzaghi confirms: “Yes, we have signed Mehdi Taremi on free transfer from Porto”.

“He’s an important player on international level, he scored a lot of goals so we’re very happy with this move”, told DAZN.

Here we go, confirmed. ⤵️✅ https://t.co/A4ULbhQU7J

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 4, 2024

“Po, kemi nënshkruar me Mehdi Taremin si transferim i lirë nga Porto”, tha fillimisht Inzaghi për DAZN.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar, ai shënoi shumë gola kështu që ne jemi shumë të lumtur me këtë lëvizje”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/ 

Read Entire Article