Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Saida Dollani (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 15.07.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 41 akti, datë 15.02.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi G.Z., kundër vendimit nr. 26, datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
“1. Pranimin kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr. 31, datë 19.12.2021 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Për administrimin dhe përdorimin e pasurive të mësipërme të ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 26, datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Shpenzimet gjyqësore për gjykimin në apel, i ngarkohen apeluesit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb