Në emisionin Vetting në News24 është trajtuar historia e Mahmude Premçit. E moshuara është përballur 32 vjet më parë me humbjen e bashkëshortit, Gjergj Premçi. Ky i fundit humbi jetën gjatë një aksidenti në punë, teksa ishin punonjës në Albpetrol. Mahmude Premçi sot kërkon që banesa ku jeton të pajiset me dokumente.
Por nga vjen kjo dëshirë e kryefamiljares për t’u pajisur me dokumenta?
Nga vëzhgimi në terren në zonën e sektorit të gazit shohim se ish-banesat e “Albpetrolit” disa prej tyre janë privatizuar dhe tashmë janë nxjerr edhe në shitje dhe si për ironi të fatit përballë banesës së saj shiten disa shtëpi të cilat siç shkruhen edhe në njoftimin në mure janë të pajisur me tapi.
“Unë nga shteti kërkoj që të bëhem me letra sikurse të gjithë këta komëshinjtë që kam përreth. Siç janë të gjithë këta në tokën e Albpetrolit. Mua më kanë futur këtu nuk kam hyrë vetë, po dua të behem me letra. Këtu mu vra burri me 2 prill 1992. Albpetroli nuk më dha kurrë asnjë gjë, fare, fare, fare. Vetëm më premtuan që do me jepnin shtëpi. Bënë dy pallate nuk më futen. Më thanë pastaj në fund futu këtu. U futa, bëra kërkesat në Albpetrol sikurse më thanë u aprovua. Ju thashë me jepni një letër, më thanë nuk të nxjerr njeri që andej”, tregon Mahmude Premçi.
Gazetarët e emisionit “Vetting” nëpërmjet një bisede me një nga banorët e këtyre shtëpive zbuluan se edhe çmimet janë mjaft të kripura por sipas tyre pronarët disponojnë çertifikat pronësie. Teksa theksojnë se shtëpia ku ata banojnë ka qënë pronë e Albpetrolit dhe është privatizuar.
Gazetarja – Ju e keni këtë?
Banorja – Po
Gazetarja – Sa e shisni?
Banorja – Nuk e kemi ne, jetojmë me qira.
Gazetarja – A jetoni me qira, e ke pyetur sa e shet ky përsoni? ( pronari i shtëpisë)
Banorja – 50 milion
Gazetarja – 50 milon, me dokumenta është?
Banorja – Me dokumenta.
Gazetarja – Është nga banesat e Alpetrolit a është ndërtim tjetër?
Banorja – Kanë qenë më përpara.
Gazetarja – Sa dhoma janë brënda?
Banorja – Janë dy dhoma dhe një guzhinë.
Gazetarja – Nuk është kështu shtesë e re që të jetë pa dokumenta?
Banorja – Jo, jo me dokumenta është po është e ngjitur me këtë këtu. ( ndërtesën tjetër).
Nuk i bihet rreth e për qark.
Gazetarja – 50 milion the apo 50 mijë euro?
Banorja – 50 milion, 50 mijë euro njëlloj është. Janë shumë, janë shumë shtrejtë. Edhe po ta bleshë do ti vendosësh çati, se kur bie shi, nuk ja vlen a e kupton?
Gazetarja – Mos i ka pa dokumenta, prandaj …?
Banorja –I ka me dokumenta i ka.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb