Dritan Shano ish-drejtues i Partisë Demokratike, ka komentuar protestën e Sali Berishës, por edhe atë që mediat në vend i kanë dhënë si rëndësi. Në një postim në platformën X, Dritan Shanaj shkruan:
“Këto fjalë janë thënë sot, në vitin 2023. Po unë paskam qenë idiot komplet që nuk e kam menduar asnjëherë kështu, qysh atëhere në fillim e deri tani. Kjo më shpjegon shumë gjëra …”, shkruan Shano. i cili i referohet postimit të ora news, që thekson se “duke qenë me Sali Berishën, ne jemi me Sali Berishën, jemi me atdheun”.
Ai i referohet deklaratës së nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi, në protestën e sotme.
“Duke qenë me Sali Berishën, ne jemi me demokracinë, jemi me të vërtetën, jemi me atdheun, jemi me Shqipërinë.”, u shpreh Boçi.