Ish-futbollisti i famshëm i Interit tashmë ka ndërruar profesion dhe ka filluar të luajë basketboll

11 months ago 20

Shumë futbollistë të famshëm qëndrojnë në botën e futbollit pas përfundimit të karrierës së tyre, por nuk ndodh kështu me argjentinasin që luajti me vite në Serie A.

Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas Rodrigo Palacio, një futbollist që shënoi 93 gola në Serie A. Palacio, tashmë 41 vjeç, i dha fund karrierës së tij si futbollist profesionist në verën e vitit 2022 dhe iu përkushtua menjëherë basketbollit.

Mediat në Itali e kapën atë duke luajtur basketboll dhe fotoja u bë menjëherë virale, ndonëse është e vështirë ta njohësh në pamje të parë pasi tani po paraqitet me një imazh ndryshe nga ai që ishim mësuar ta shohim gjatë kohës sa ishte aktiv në futboll.

Rodrigo Palacio is now playing Serie D basketball in Italy 🏀🇮🇹

📸 IG/scespn pic.twitter.com/NSBKp7E5l9

— Italian Football TV (@IFTVofficial) November 5, 2023

Sot Palacio luan në ligën e katërt të basketbollit italian pë ekipin Polisportivo Garegnano Basket nga Milani.

Megjithatë, kur t’i thotë lamtumirë basketbollit, futbolli do të jetë ai me të cilin do ta kujtojnë të gjithë fansat. Ai la gjurmë shumë të mëdha në Itali, por edhe në vendlindjen e tij, Argjentinë.

Në Serie A, spikat periudha kur ishte futbollist i Interit, për të cilin luajti 140 ndeshje dhe shënoi 39 gola. Për një kohë ai kishte luajtur edhe për Bolognan dhe Genoan.

Palacio gjithashtu gëzon respekt të madh edhe në Argjentinë, sidomos nga tifozët e Boca Juniors, fanellën e të cilëve e djersiti për disa vite duke luajtur 131 ndeshje dhe duke shënuar plot 54 gola./Telegrafi/

Read Entire Article