Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

5 months ago 4

Gary Lineker ka ardhur me një teori interesante lidhur me përplasjen që ndodhi mes Jurgen Kloppit dhe Mohamed Salah.

Klopp dhe Salah u përfshin në një përplasje të ashpër gjatë ndeshjes me West Hamin të shtunën, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Lineker duket se e fajësoi trajnerin gjerman, për shkak të lajmërimit të hershëm për largim nga klubi në fund të sezonit.

“Kjo është ajo që do të ndodhë kur dikush njofton se do të largohet nga ekipi para përfundimit të sezonit”, ka thënë Lineker.

Ndërkohë një tjetër emër i madh i futbollit anglez, Alan Shearer, ka dalë në mbrojtje të Salahut, duke mbajtur anën e tij në këtë përplasje.

“Ai e injoron Kloppin, i dhuron tifozëve të Liverpoolit një duartrokitje dhe menjëherë shkon drejt tunelit”.

Salah 😠 Klopp
Lineker 😠 Wright❓

Are end of era fallouts easy to come by? 😆#MOTD #BBCFootball pic.twitter.com/VaOcwbsHnW

— Match of the Day (@BBCMOTD) April 27, 2024

“Por ne po hamendësojmë se çfarë i tha Jurgen atij. E kuptoj që Salah e ka të drejtën të mërzitet për shkak të numrit të lartë të heroizmave që ka bërë për Liverpoolin”.

“Ai ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje në ligë. Çdokush që shikon këto statistika do të thoshte, e pabesueshme. Është një turp që do të përfundojë në këtë mënyrë për shkak të asaj që të dytë kanë bërë”, ka thënë Shearer.

Salah po shijon një tjetër sezon fantastik individualisht, teksa deri në këtë pikë të sezonit ka qenë autor i 24 golave të shënuar në të gjitha garat./Telegrafi/

Read Entire Article