Ish futbollisti legjendar i Barcelonës dhe Milanit, ‘kërcënohet’ me konfiskim të dy pronave për shkak të borxheve

10 months ago 9

Ish-futbollisti i famshëm brazilian, Ronaldinho, është futur sërish në telashe pasi u ndalua në Paraguai për rreth gjashtë muaj disa vite më parë dhe u gjobit me 90 mijë dollarë për përdorimin e një pasaporte false.

Këtë herë për shkak të gjendjes financiare ai rrezikon të humbasë dy prona që zotëron në Brazil, të gjitha për shlyerjen e borxheve të pretenduara tatimore.

Kështu, u urdhërua një vlerësim i pronave të tij në Rio de Janeiro dhe në vendlindjen e tij në Rio Grande do Sul, në mënyrë që nëse do të ishte e nevojshme, t’i rikuperohej borxhi i ish-futbollistit.

Vendndodhja e saktë e pasurisë nuk dihet, por besohet të jetë në pjesën perëndimore të Rios dhe Xangri-La, një komunë e vendosur në bregun jugor të Brazilit pranë qytetit të Porto Alegre, ku ka lindur Ronaldinho.

Ronaldinho u vu në qendër të vëmendjes së inspektorëve tatimorë pasi ata nuk arritën të gjenin para në llogaritë e tij bankare dhe sipas Daily Mail, kjo nuk do të ishte hera e parë që do t’i sekuestroheshin asetet.

Në nëntor të vitit 2018, Ronaldinhos iu sekuestruan makinat e tij luksoze nga zyrtarët brazilianë pasi ai dhe vëllai i tij u ndoqën penalisht për shkak të mospagësës së gjobave.

Ndonëse u pensionua nga futbolli pesë vjet më parë, Ronaldinho gjithmonë ka qëndruar pranë tij duke marrë pjesë në shumë ndeshje bamirësie, madje ai kishte pranuar të luante në garën e “Kings League” të themeluar nga Gerard Pique./Telegrafi/

Read Entire Article