Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë e kolumbianë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine në kuadër të dosjes “Black Eagle”.
Avokati Sokol Vljahen kërkoi para gjykatës penale të Brukselit, një dënim me 5 vite burg me kusht për klientin e tij, ndaj të cilit prokurori kërkoi një dënim me 8 vjet burg për çështjen “Black Eagle”. Bëhet fjalë për 40 persona të akuzuar se kanë qenë pjesë e një organizate kriminale që kishte krijuar trafik të gjerë kokaine, të nxjerrë në dritë në vitin 2020.
Avokati e nisi debatin duke i kujtuar gjykatës se klienti i tij kishte pranuar se ishte përfshirë në trafik droge. Ky ish-futbollist profesionist shqiptar jetonte në një apartament në Anderlecht dhe “nuk ka mbërritur rastësisht në Belgjikë”, sipas fjalëve të tij. Ai luante rolin e “infermierit” të organizatës kriminale, duke mbajtur stoqe droge dhe cash në këtë banesë.
“Klienti im merr përgjegjësitë e tij,” u lut z. Vljahen. “Ai shpjegoi se në çfarë ishte i përfshirë dhe cili ishte roli i tij. Çdo gjë që lidhet me laboratorët (përpunimin e kokainës) nuk e shqetëson atë. Ai gjithashtu nuk kishte një telefon Sky (të lidhur me rrjetin e koduar Sky ECC)”.
Disa nga shqiptarët e përmendur në këtë proces janë identifikuar më parë nga mediat si Artur S., Indrit. K., Arben I., Alfredo H., Fjodor B., Aldo T., Llazar S. apo kosovari Bashkim O., të konsideruar ndër lojtarët më të mëdhenj shqiptarë në tregun e kokainës.
Në këtë dosje janë zbuluar edhe lidhje me zyrtarë në Shqipëri, përfshirë korruptimin e një prej tyre me një orë 400 mijë euro apo takime me ta në Antilet hollandeze për të mundësuar leje ndërtimi për kull në Tiranë, ndërkohë që të tjera detaje pritet të dalin në seancat në vijim.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb