Ish-gjyqtari i Ligës Premier liston tri gabimet kryesore gjatë ndeshjes Newcastle – Arsenal

11 months ago 27

Një ish-gjyqtar i Ligës Premier ka vërejtur tri gabime të mëdha gjatë fitores 1-0 të Newcastles ndaj Arsenalit.

Të shtunën, Mikel Arteta e përshkroi vendimin për të dhënë golin e fitores së Magpies kundër Gunners si “të turpshëm”.

Goli i Anthony Gordon i mbijetoi një kontrolli të trefishtë të VAR-it me Arsenalin duke argumentuar se topi kishte dalë jashtë loje në ndërtimin e aksionit.

VAR kontrolloi edhe për një pozicion të dukshëm jashtë loje, por vendimi nuk u anulua pasi nuk u arrit të përcaktohej momenti i kontaktit kur topi iu asistua Gordonit.

Dhe për golin e Newcastle, ish-arbitri i Ligës Premier, Mark Halsey, shkroi në The Sun: “Mund të kuptoj zhgënjimet e Mikel Artetas pas humbjes së Arsenalit në Newcastle. Kishte tri kontrolle VAR për golin e Anthony Gordon dhe ndjeva se kishte një shtytje të qartë nga Joelinton ndaj Gabrielit”.

“Sikur gjyqtari Stuart Attwell të anulonte golin ose gjyqtari në VAR, Andy Madley të rekomandonte një rishikim, atëherë do të kishte pak ankesa”.

“Në dy kontrollet e tjera, këndet e kamerave televizive të treguara nuk ishin përfundimtare nëse Joe Willock e mbajti topin në lojë. VAR u përpoq të shikonte nëse Gordon ishte gjithashtu jashtë loje”.

“Por, nuk kishte asnjë kënd të disponueshëm për të parë pikën e kontaktit nga Joelinton, kështu që zyrtarët nuk ishin në gjendje të përcaktonin se kur mesfushori i Magpies e preku topin për herë të fundit dhe për rrjedhojë nëse Gordon ishte jashtë loje”, shtoi ai.

Ish-zyrtari i Ligës Premier më pas akuzoi ekipin drejtues të Howard Webb se nuk ishte “në nivelin e lartë të detyrës” përpara se të vinte në dukje dy gabimet e tjera të gjyqtarit në lojë.

Halsey vazhdoi: “Kai Havertz dhe Bruno Guimaraes ishin të dy me fat që shmangën një karton të kuq. Havertz shmangu një përjashtim të qartë për një ndërhyrje të ashpër ndaj Sean Longstaff”.

“Guimaraes gjithashtu duhej të ishte përjashtuar për sjellje të dhunshme pasi parakrahu i tij goditi pjesën e pasme të kokës së Jorginhos”.

“Attwell nuk e pa atë, por kjo është ajo për të cilën është instaluar VAR”, vazhdoi më tutje ish-gjyqtari. /Telegrafi/

Read Entire Article