Ish pronari i Dallas Mavericks ia shiti klubin gruas së pestë më të pasur në botë – pastaj ai shpërbleu punëtorët me 35 milionë dollarë

9 months ago 7

Pronari i mëparshëm i Dallas Mavericks, Mark Cuban, shiti pjesën më të madhe të klubit të NBA dhe më pas bëri një gjest që mori vëmendje të madhe.

Blerësja e aksioneve është aktivistja politike izraelite, Miriam Adelson, përndryshe gruaja e pestë më e pasur në botë.

Operacioni i shitjes kap vlerën mes 3.8 – 3.9 miliardë dollarë, me familjet Adelson/Dumont që blejnë 77 për qind të aksioneve të klubit dhe Kubani mban 23 për qind të mbetur dhe kontrollin operacional të Mavsericks.

Mark Cuban told Dallas Mavericks employees that the team will pay more than $35 million in bonuses following Cuban's sale of his majority stake in the Mavericks. pic.twitter.com/nPpt8DHHmT

— CBS Saturday Morning (@cbssaturday) January 6, 2024

Pas një shitje të suksesshme, Cuban vendosi për një lëvizje të parë rrallë herë. Ai vendosi të paguajë 35 milionë dollarë bonus për punonjësit e klubit, sipas mediave amerikane.

“Si shenjë vlerësimi për punën tuaj të palodhur që i ka bërë Mavs një organizatë të jashtëzakonshme, secili prej jush do të marrë një bonus nga unë dhe familjet Adelson dhe Dumont. Në total, ne do t’ju paguajmë afërsisht 35 milionë dollarë bonus”, kishte thënë Cuban.

An email from Mark Cuban to Mavs employees informing them of a plan to pay approximately $35M in bonuses in the wake of selling a majority stake of the franchise: pic.twitter.com/omoamjRA1H

— Tim MacMahon (@espn_macmahon) January 5, 2024

Në mesazh ai theksoi se shuma e marrë është për kohës së kaluar në klub dhe punën e madhe. /Telegrafi/

Read Entire Article