Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

5 months ago 18

Julen Lopetegui thuhet se ka bindur Milanin se ai është njeriu i duhur për të marrë drejtimin nga Stefano Pioli dhe pronari Gerry Cardinale ka dhënë dritën jeshile për një lëvizje të spanjollit.

Kuqezinjtë janë gati të largojnë Piolin pas pesë vitesh në krye, të frustruar me punën e dobët të skuadrës në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës këtë sezon.

Në Serie A, pjesa e parë e sezonit ishte e vështirë, por gjërat kanë qenë më pozitive që nga Krishtlindjet e deri më tani.

Milani është lidhur me një listë të gjatë të kandidatëve të mundshëm për të zëvendësuar Piolin përpara sezonit të ardhshëm, me opsione që përfshijnë Lopetegui, Thiago Motta, Mark van Bommel, Paulo Fonseca, Francesco Farioli dhe Domenico Tedesco.

Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, Lopetegui ka arritur të dallohet nga lista e kandidatëve gjatë bisedimeve të tij me Milanin, duke i bindur ata se ai është opsioni i duhur për të marrë drejtimin nga Pioli në fund të sezonit.

La #primapagina della Gazzetta di oggi
IL DIAVOLO E' LOPETEGUI pic.twitter.com/QthNvYFkdp

— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) April 27, 2024

Pronari i Rossonerëve, Cardinale thuhet ka nënshkruar lëvizjen e sopanjollit dhe tani gjërat po ecin përpara.

Asgjë nuk është nënshkruar ende, por ish-trajneri i Sevillas, Real Madridit dhe Spanjës tani po duket gjithnjë e me më shumë gjasa për të marrë drejtimin e kuqezinjve këtë verë. /Telegrafi/

Read Entire Article