Ish-yjet e futbollit padisin Federatën Angleze

10 months ago 26
23:48 06/12/2023

25 ish-futbollistë: Neglizhenca e tyre na shkaktoi probleme në tru

Tre ish-yje të Premier Ligës janë pjesë e 25 ish-futbollistëve që kanë paditur Federatën Angleze për dëmshpërblim me arsyetimin se institucioni nuk arriti t’i mbronte nga dëmtimet në tru.

Sipas “Daily Mail” grupi, që përfshin gjithashtu dy ish-lojtarë të Championship, që vuajnë nga demencia e hershme në të 40-at e tyre, ka paraqitur një letër kërkesë dhe seanca e parë në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Grupi i ish-futbollistëve janë kryesisht në të 60-at dhe 70-at. Sëmundja e Demencias në përgjithësi shfaqet më vonë te futbollistët se sa lojtarët e regbisë, por disa janë prekur më të rinj.

Tre ish-lojtarët e Premier League janë në të 50-at e tyre, ndërsa dy të tjerë që kanë luajtur në Championship kanë pasur probleme të dëmimit të trurit në të 30-at e tyre.

Paditësit kanë zgjedhur të ruajnë anonimitetin e tyre, por identiteti mund të mësohet kur procesi të nisë. Përveç Federatës Angleze, edhe ajo e Uellsit, si edhe bordi ndërkombëtar i shoqatës së futbollit janë paditur.

Ish-futbollistët që kërkojnë dëmshpërblim pretendojnë se vuajnë në shqetësime neurologjike, të shkaktuara gjatë aktivitetit të tyre në fushë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article