Ishin fshehur në kamionin me shalqinj dhe pjepra, zbulohen 430 kg marijuanë në Francë, 4 shqiptarë në pranga

1 year ago 27

430 kg marijuanë janë kapur në një doganë në Francë, të fshehura nën një ngarkesë me shalqinj dhe pjepra të ardhur nga Spanja.

Dogana e Bourg-en-Bresse kreu konfiskimin në kabinën e pagesës Villefranche-sur-Saône. Sipas burimeve, u ndalua një kamion që vinte nga Spanja, si pjesë e një kontrolli rutinë në A6, ndërkohë që janë arrestuar 4 shtetas shqiptarë dhe dy spanjollë.

Malli i vlerësuar në 430 kg dhe me vlerë 4.17 milionë euro, ishte fshehur nën shalqinj dhe pjepër, por nuk i ka shpëtuar aromës së qenit të doganës.

Me origjinë spanjolle u arrestuan dy personat e pranishëm në kamion. Të vendosur në paraburgim, ata do të gjykohen në gjykatën penale më 28 nëntor me katër personat nga Shqipëria që ndodheshin bashkë me ta në rimorkio.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article