Ishte duke punuar në fasoneri, humb jetën papritur 36-vjeçari në Pogradec, detajet e para

8 months ago 14

Një atak kardiak i ka marrë jetën një 36-vjeçari në vendin e punës në Pogradec. Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në një fasoneri të qyteti të Pogradecit. Fillimisht i riu nuk ishte ndjerë mirë, ndërsa kanë qenë kolegët e punës që kanë reaguar menjëherë dhe e kanë çuar në spital.

Për fat të keq ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën.

Pogradec/Informacion paraprak

Sot, në lagjen nr. 4, Pogradec, shtetasi G. B., 40 vjeç, banues në Pogradec, mekanik, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, teksa punonte në një rrobaqepësi. Gjatë transportimit në spital, shtetasi G. B. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article