“Ishte i gëzuar“, Elsa Rakipllari rrëfen takimin e fundit me Kadarenë: Mendonte se mund të fitonte…

3 months ago 6

Elsa Rakipllari, zv/dekane e Fakultetit Filologjik, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.

Ajo tregoi se gjatë intervistës së fundit me shkrimtarin, ky i fundit i kishte dhënë përshtypjen e tij për nominimin për çmimin “Booker”.

Sipas saj, Kadare ishte i gëzuar për këtë dhe mendonte se mund ta fitonte çmimin.

“Për të gjithë ne që kemi pasur një kujtim, është një kujtim shumë i çmueshëm për ne. Do të vijë një kohë kur do i flasim fëmijëve dhe nipërve si ishte kur Kadareja ishte gjallë dhe si ishte të flisje më një person të tillë.

Në fillime kemi pasur ndrojtje, se si do komunikonim me këtë mendje të madhe, shto këtu edhe moshën e tij. Këto të krijojnë një tërheqje, por ishte e thjeshtë. Kadareja kishte humanizëm dhe vlerësim për njerëzit. Nëse ai shikonte dikë me një farë inteligjence ai vijonte ndërveprimin. Në bisedën tonë të fundit në mars biseduam për nominimin e tij në Booker Prize, që ishte me gjasë vlerësimi i tij i fundit sa ishte gjallë. Kadare e ka fituar këtë çmim edhe më parë dhe është nominuar në raste të tjera.

Intervista me të ishte të merrja një përshtypje për këtë. Ai ishte i gëzuar dhe mendonte se edhe mund ta fitonte çmimin. E pyeta nëse i mungonte Franca dhe më tha se jo pasi kishte kaluar një pjesë të jetës atje dhe nuk kishte mall”, tregoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article