“Ishte një nënë e përkushtuar”, reagimi prekës i vëllait të Liridonës

10 months ago 50

Vëllai i Liridona Ademajt të vrarë me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli ka reaguar sërish pak minuta më parë në lidhje me ekzekutimin e të resë duke theksuar se kërkojnë drejtësi.

Më herët, familja kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit nga varrezat e fshatit ku jetonte ish-bashkëshorti për në varrezat e familjes së vajzërisë pasi u zbulua se krimi ishte porositur nga Naim Murseli.

Leonardi, vëllai i Liridonës, thotë në një status në rrjetet sociale se ajo ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.

Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.

Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.

Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj”, shkruan ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article