Itali, Lazio në gjyq për shkak të mbrojtësit të Kombëtares!

10 months ago 14

Elseid Hysaj është bërë shkak që Lazio të ketë një proces gjyqësor në Komitetin Olimpik Italian. Agjenti i shkodranit kërkon nga Lazio bonuse në lidhje me kalimin e mbrojtësit nga Napoli në kryeqytetin e Italisë,me padinë që do shqyrtohet.

Vera e 2021 bëri që Hysaj të linte Napolin pas gjashtë vitesh dhe të kalonte te Lazio, kjo si lojtar i lirë. Për këtë kalim agjenti Mario Giuffredi kërkon komisionet e tij, me Lazion që pretendon se nuk ka asnjë arsye që të paguajë.

Duke qenë se Hysaj ka qenë i lirë dhe dëshira e tij ishte të bashkohej me Lazion duke mos rinovuar me Napolin, kryeqytetasit kanë shmangur kështu komisionet për agjentin ndërmjetësues, me këtë të fundit që ka paditur klubin e Serie A.

Tanimë kalimi i 29-vjeçarit te Lazio ka risjellë edhe njëherë problemin që agjentë të ndryshëm kanë me komisionet, duke kërkuar shuma të majme nga klubet.

Read Entire Article