Italianët çmendën pas “Mandzukicit të ri”

5 months ago 3

Talenti i madh i Osijekit, 18-vjeçari Anton Matkovic vazhdon të tërheqë interesin e gjigantëve evropianë dhe klubet e mëdha italiane janë ato më të interesuara.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, klubi i fundit i interesuar është Inter, i cili po e ndjek me vëmendje zhvillimin e Matkovic.

Italianët më herët shkruanin se Milani dhe Atalanta e donin 18-vjeçarin, ndërsa interesim për Matkovic kanë shprehur edhe anglezët e Fulhamit, Evertonit dhe RB Salzburgu i Austrisë.

L'agente di Matkovic a FcIN: "Ecco perché lo paragonano a Mandzukic. L'Inter? Ho già in mente il suo percorso" ⚽️👇https://t.co/SqeAfEMFIJ

— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) May 3, 2024

Mediat italiane e quajtën Matkovicin si “Mandzukici i ri”, dhe Gazzetta dello Sport thekson se ai është një lojtar shumë shtatlartë që mund të mbajë topin dhe të luajë pas shokëve të tij.

Përveç faktit që ai i ngjan me ish-sulmuesi Mario Mandzukic në karakteristikat e tij të lojës, të përbashkët kanë edhe vendlindjen, pasi të dy janë nga Slavonski Brod.

Matkoviç hapat e parë futbollistikë i ka hedhur në Marsonia, ndërsa që nga viti i kaluar ndodhet në Osijek. Deri më tani për ekipin e parë të Osijekut ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Trajneri i Osijekut, Zoran Zekic e përmbushi premtimin e tij dhe menjëherë pas mbërritjes në klub filloi të shtyjë talentet e rinj, përfshirë Matkovicin.

Ai nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Osijekun në dhjetor 2023 dhe është i lidhur nga klubi deri në verën e vitit 2026.

Transfermarkt, një faqe e specializuar për vlerësimin e vlerës së futbollistëve, beson se ai kap vlerën e 400 mijë eurove, por SportItalia shkruan se ekipet italiane janë gati të paguajnë nga katër deri në pesë milionë euro dëmshpërblim për të. /Telegrafi/

Read Entire Article