Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?

5 months ago 9

Tifozët e Real Madridit po flasin rreth fjalimit që Jude Bellingham e dha në gjuhën spanjolle gjatë festës së klubit për titullin e fituar të La Ligas.

Të dielën, Real Madridi festoi titullin e 36-të të La Ligas me një paradë në rrugët e kryeqytetit spanjoll Madridit.

‘Los Blancos’ u kurorëzuan kampionë vikendin e kaluar kur Barcelona humbi me rezultat 4-2 ndaj Gironës, por festa nuk nisi menjëherë pasi ekipi i Carlo Ancelottit kishte vëmendjen tek ndeshja e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich.

Mijëra tifozë iu bashkuan festës dhe u mblodhën së bashku ashtu siç tashmë e ka bërë traditë klubi tek sheshi Cibeles që gjendet në qendër të Madridit, aty ku tifozët patën mundësinë të dëgjojnë fjalimet e lojtarëve.

When you think Real Madrid fans couldn’t love Jude Bellingham more, he delivers a speech in Spanish during the title celebrations saying that it’s not over and they need to win the huge game at Wembley. Like a football version of a mother-in-law’s dream.

pic.twitter.com/PYBPd3iK9m

— Maxi (@MaaxiAngelo) May 12, 2024

Njëri prej tyre ishte edhe Jude Bellingham i cili këtë sezon ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në të gjitha garat, duke u adaptuar shumë shpejt me jetën në Spanjë dhe stilin e lojës të Real Madridit.

Bellingham tregoi se ka mbajtur kurs të gjuhës spanjolle dhe këtë e dëshmoi kur mbajti një fjalim të shkurtë në gjuhën spanjolle.

“Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj këtë sezon. Edhe një tjetër ndeshje e madhe në Wembley. Le të shkojmë për të fituar. Hala Madrid!”, ishin fjalët e Bellingham./Telegrafi/

Read Entire Article