Iu ndalua të përdonin alkoolin, Gani Gërmia thyen sërish rregullat – pi birrë menjëherë pas spektaklit

10 months ago 25

Gani Gërmia, i njohur për veprimet e tij qesharake dhe të papritura, së fundmi ka thyer rregullat e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke mos marrë seriozisht dënimet e vëllait të madh.

Në mbrëmjen e spektaklit të së premtes, Ganiut, Bucit dhe Besit, iu ndalua strikt përdorimi i alkoolit për një periudhë tri ditore dhe u vendos që ata të lidheshin me njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe si masë ndëshkimore.

Megjithatë, duket se ky paralajmërim nuk i ndaloi ata të vazhdonin me zakonet e tyre.

Një video e postuar në rrjetin social Twitter tregon Ganun duke pirë birrë në mënyrë të fshehtë gjatë darkës së shtruar për banorët pas mbarimit të spektaklit, duke e bërë këtë një thyerje flagrante të rregullave të shtëpisë.

Dej ti bjen n'men produksionit ky i rrotullon 5 copa #bbvipks2 https://t.co/Nc60w4ej8P pic.twitter.com/yW1hQyoPjm

— keneeei (@keeeeeae) December 16, 2023

Ky veprim vjen në javën kur tre banorët në fjalë janë të ndëshkuar edhe me nominim dhe njëri prej tyre eliminohet të hënën.

Do të mbetet në dorë të vëllait të madh dhe të audiencës për të vendosur nëse ky akt i rregullave të thyera do të ndikojë në vendimin final, por një gjë është e sigurt – në shtëpinë e BBVK, çdo veprim ka pasojat e veta. /Telegrafi/

Read Entire Article