Ivan Toney kritikohet ashpër për komentin e transferimit të tij tek Real Madridi

7 months ago 13

Ylli i Brentfordit, Ivan Toney, është kritikuar ashpër për komentin e tij rreth transferimit tek Real Madridit në një intervistë të re që dha së fundmi.

Toney u rikthye në futbollin profesionist gjatë janarit, pasi vuajti dënimin prej nëntë muajsh për thyerjen e rregullave të basteve.

Sulmuesi bëri një rikthim të suksesshëm, duke shënuar golin e parë në fitoren e Brentfordit me rezultat 3-2 ndaj Nottingham Forest.

Që atëherë ai ka gjetur rrjetën në tri raste në Ligën Premier, duke marrë ftesën nga kombëtarja e Anglisë për miqësoret e marsit ndaj Brazilit dhe Belgjikës.

Chelsea dhe Arsenali janë lidhur shumë me një transferim të 28-vjeçarit, por lojtari personalisht ka sugjeruar se një tjetër klub apo dy, mund të jenë të interesuar.

Ai në një intervistë për Sky Sports News, e ka përshkruar se si do të ishte një përfundim perfekt i sezonit për të.

“Unë dua të jem në përbërje për Kampionatin Evropian dhe më pas ta fitojmë atë. Gjërat do të bien në vendin e tyre. Nëse Brentford dëshiron të më shesë mua për të bërë para, unë do të transferohem tek Real Madridi”, ka thënë Toney.

Kjo deklaratë e tij nuk u prit aspak mirë nga tifozët e klubit anglez të cilët e kritikuan ashpër Toneyn për ‘mungesë profesionalizmi’./Telegrafi/

“If Brentford was to sell me they make their money, I move to Madrid and it’s all good” 🤣

Ivan Toney on his perfect end of the season and summer ☀️ pic.twitter.com/arjiCGgNlB

— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) March 16, 2024

Read Entire Article