Izraeli dhe Katari mbajtën një takim ‘pozitiv’ për pengjet

10 months ago 24

Sipas një raporti, kreu i agjencisë së spiunazhit të Izraelit dhe kryeministri i Katarit kanë mbajtur një takim, ku janë pajtuar për rifillimin e negociatave “inidirekte” për lirimin e pengjeve.

Pas një armëpushimi të shkurtër muajin e kaluar, ku mbi 100 pengje u liruan përmes ndërmjetësimit të Katarit, presioni po rritet për qeverinë izraelite që të mundësojë kthimin e sigurt të pengjeve të tjera, përcjell Telegrafi.

Burimet me njohuri për këtë çështje konfirmuan për CNN se, takimi midis David Barnea dhe Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Than rezultoi të jetë i suksesshëm.

Megjithatë, thuhet se takimi ishte planifikuar të mbahej para vrasjes së tre pengjeve izraelite nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), duke shtuar urgjencë në bisedat për lirimin e pengjeve. /Telegrafi/

Read Entire Article