Jalen Blesa do të largohet në janar nga Prishtina, klubi do ta pranojë ofertën më të lartë

9 months ago 43

Sulmuesi i Prishtinës, Jalen Blesa, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve pas paraqitjes shumë të mirë me klubin nga kryeqyteti.

Sheriff Tiraspol, Oleksandriya, Universitatea Craiova dhe disa klube të tjera janë të interesuara për shërbimet e Blesas.

22-vjeçari ka kontratë me Prishtinën deri në përfundim të edicionit, pra edhe gjashtë muaj.

Telegrafi ka mësuar që Blesa nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me Prishtinën dhe ai do të shitet në këtë afat kalimtar.

Prishtina do ta pranojë ofertën më të lartë që vije në klub për sulmuesin amerikano-spanjoll.

Sulmuesi deri më tani ka realizuar 10 gola dhe ka kontribuuar me tri asistime në 17 paraqitje me fanellën e kryeqytetasve.

Çmimi i Blesas aktualisht në treg vlerësohet 250 mijë euro, sipas transfermarkt. /Telegrafi/

Read Entire Article