Jarrad Branthwaite mes Ligës Premier dhe La Ligas, katër top klube e duan transferimin e tij

5 months ago 3

Jarrad Branthwaite është një nga zbulimet e e këtij sezoni në Ligën Premier, me mbrojtësin e Evertonit që ka shkëlqyer.

Që nga kthimi në Everton pas huazimit në PSV Eindhoven, Branthaite ka bërë rritje të konsiderueshme dhe tani vlerësohet si një nga më të mirët në Ligën Premier.

Me 38 paraqitje në të gjitha garat dhe tre gola, 21-vjeçari është vendosur si një shtyllë në mbrojtjen e Evertonit dhe tani ka zënë edhe vend në kombëtaren angleze.

E ardhmja e Branthwaite duket larg Evertonit, pasi top skuadra evropiane janë vënë në ndjekje të tij dhe ai është mes La Ligas dhe Ligës Premier.

Real Madridi është skuadra më e madhe që dëshiron shërbimet e tij, derisa në Angli pas lojtarit janë vënë dy skuadrat nga Manchesteri, City dhe United si dhe Newcastle.

Everton, i vetëdijshëm për vlerën e lojtarit të tyre, ka vendosur një çmim prej rreth 75 milionë euro për Branthwaite.

Megjithatë, ky çmim nuk duket të jetë pengesë për skuadrat e interesuara, të cilat janë të gatshme të bëjnë një ofertë për mbrojtësin premtues anglez.

Ka spekulime se Everton mund të duhet të rishqyrtojë vlerësimin e tyre dhe të ulë çmimin e kërkuar në rreth 65 milion euro për të lehtësuar transferimin.

Largimi i anglezit nga Goodison Park duket i sigurt, por mbetet të shihet se cila nga skuadrat do t’i fitojnë shërbimet e tij. /Telegrafi/ 

Read Entire Article