“Jemi në një moment të vështirë”, Boçi: Pas viteve lobim të pisët kundër PD, tani arrihet te kreu i saj

9 months ago 26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe një nga eksponentët e rëndësishëm të kësaj partie, thotë në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në News 24, se situata në kampin opozitar është e vështirë.

“Realisht situata është shumë e vështirë. Jo më kot ka një sulm frontal për ta zhdukur opozitën dhe përballë kësaj përplasje dhe këtij investimi kaq të madh të këtyre njerëzve që kanë në dorë pushtetin, situata bëhet më e vështirë kur goditja ka kapur edhe kreun e Partisë Demokratike. Përgjatë viteve është lobuar pisët kundër PD, është mbajtur pezull statuti, është goditur e drejta e opozitës në Parlament dhe tani vijmë tek akti final për të goditur kreun e Partisë Demokratike. Valenca dhe figura e tij brenda partisë është shumë, shumë e fortë. Këtu duhet të ketë një shqetësim të madh pasi është goditur pluralizmi. Sistemi është tronditur. Ka një përpjekje nga opozita për të kthyer sistemin. Situata është e vështirë jo se kemi vështirësi në përballje, pasi kur bie sistemi zgjedhor edhe përplasje është me parametra të pabarabartë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article