“Jeni pa kokë”, Balla: Ata nga fundi i sallës thonë; ‘shkriheni pozicionin e prefektit’, por ta votojmë! O zonja deputete…

6 months ago 6

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla iu është përgjigjur reagimeve kundër nga opozita për pr/ligjin për Prefektin. Ai tha se bashkë me opozitën, duhet t’i miratojnë këto ndryshime.

“Këtu doli një tjetër dhe tha; duhet ta shkrini provizionin e prefektit. Po pse nuk po votoni ligjin? Fundi sallës thotë; shkrijeni, mezi thotë; forcoheni, ai tjetri thotë; pse po e forcon. E kuptoj se këtu jeni pa kokë. E pashë se si u mor vendimi për t’u miratuar ligji. Nuk gjej dot ide kur qaheni për reformën administrative territoriale, e cila u mor në vitin 2014. Këtu keni qenë. Madje ky zotëria që ka qenë asokohe kryetar i Kuvendit tha se ka negociuar me ju për të negociuar. Ne ndjejmë përgjegjësi dhe për propozimet e opozitës. Deri në fund kur të vijë votimi, edhe opozita duhet ta votoijë krijimin e këshillave të sigurimit. Treçereku nuk e ka lexuar. Deputeti duhet të marrë pjesë në mbledhje, prefekti është i detyruar që të sjellë informacion. O zonja deputete e ke huq të keq këtë (ndërhyn një deputete e PD). O zonja deputete, nuk flitet nga vendi. Si nuk mësove, ke tre vite këtu. Dorëzohem unë!”, tha Balla.

Replikon Tabaku: Ndoshta ne këtu poshtë i perceptojmë ndryshe. Funksioni i prefektit ka nevojë të modernizohet, se çfarë po bën sot pushteti lokal. Nuk ka komplekse për të votuar ligjet që vijnë nga qeveria. Por ju a keni votuar ndonjë propozim që vjen nga opozita.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article