“Jo Icardi, presim një tjetër sulmues” – Ancelotti ia humb shpresat argjentinasit për te Real Madridi

10 months ago 32

Mauro Icardi është lidhur me Real Madridin gjatë ditëve të fundit, por trajneri Carlo Ancelotti ka shuar shpresat e sulmuesit argjentinas.

Trajneri italian i Los Blancos ka mohuar mundësinë e kalimit të 30-vjeçarit nga Galatasary në “Santiago Bernabeu” gjatë janarit.

“Icardi apo ndonjë sulmues tjetër në janar? Jo, nuk ka shanse fare. Klubi e ka planifikuar skuadrën në verë, kështu që mjaft me blerjet”.

“Gjithçka po shkon mirë, ne jemi shumë të kënaqur me Endrickun dhe përparimin e tij. Kështu që e presim në Madrid gjatë muajit qershor”, ka thënë 64-vjeçari.

Real Madrid ndan vendin e parë në La Liga bashkë me surprizën Girona, me nga 35 pikë, ndërsa pas vijnë Barcelona dhe Atletico Madrid me nga 31 pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article