Jo vetëm Dortmund, edhe një skuadër nga Liga Premier e do transferimin e Armando Brojës

5 months ago 10

Jo vetëm Dortmund, edhe një skuadër nga Liga Premier e do transferimin e Armando Brojës

Armando Broja do të largohet nga Fulham për tu rikthyer te Chelsea në fund të këtij sezoni.

Megjithatë sulmuesi shqiptar nuk pritet të mbetet në Stamford Bridges me klubin londinez që nuk llogarit në shërbimet e tij dhe nuk mund t’i ofrojë minutat e kërkuara nga Broja.

Lojtari pritet të largohet në afatin kalimtar të verës, por duhet definuar nëse si huazim apo do të shitet përgjithmonë.

Borussia Dortmund ka shfaqur interesim për transferimin e shqiptarit pasi Sebastien Haller dhe Youssoufa Moukoko do të largohen gjatë verës.

Por së fundmi në garë për Brojën është futur edhe skuadra e rikthyer në Ligën Premier, Ipswich Town.

Ipswich synon transferimin e Brojës ku kërkojnë të kenë shqiptarin në maje të sulmit të tyre.

Gjithsesi ende nuk ka asgjë konkrete dhe e ardhmja e Brojës pritet të vendoset vetëm pas kampionatit evropian. /Telegrafi/

Read Entire Article