Joao Mario refuzoi të merrte me vete topin me të cilin shënoi het-trik ndaj Interit

10 months ago 18

Joao Mario ka shënuar het-trik brenda 34 minutave ndaj ish-klubit të tij Inter, por nuk ka dashur të marrë me vete topin e Ligës së Kampionëve pasi Benfica nuk arriti të menaxhojë epërsinë prej tre golave të shënuar.

30-vjeçari po kalonte një nga netët më të mira të karrierës së tij, teksa ekipi i Roger Schmidt kishte një avantazh prej tre golave ndaj Interit në mbrëmjen e së mërkurës.

Mario, i cili shpenzoi pesë vite me fanellën e klubit italian midis viteve 2016 dhe 2021, kishte shënuar në minutën e pestë, në minutën e 13-të dhe në minutën e 34-të respektivisht.

Por, golat e shënuar në pjesën e dytë nga Marko Arnautovic, Davide Frattesi dhe Alexis Sanchez, kompletuan rikthimin ‘dramatik’ të zikaltërve duke lënë të shtangur tifozët në “Estadio da Luz”.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, njëri nga bashkëlojtarët e Marios ia dha atij topin pas het-trikut të shënuar, por ky i fundit e hodhi atë tutje për shkak të kapitullimit të ekipit të tij.

João Mário gave up his first-half hat-trick ball after his Benfica side surrendered a 3-0 lead against Inter 😤#UCL pic.twitter.com/VYumtbw35P

— Football on TNT Sports (@footballontnt) November 30, 2023

Pas ndeshjes trajneri i Benficas, Roger Schmidt ka kritikuar gjyqtarët në konferencën për shtyp.

“Fatkeqësisht, performanca e ekipit të gjyqtarëve… jam i tmerruar. Është e pabesueshme që kjo po ndodh në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Schmidt.

“Nëse na duhej ndonjë evidencë se gjyqtarët nuk po tregojnë rezultate të mira në fushë, atëherë sot ne e pamë këtë. Ishin gjashtë persona të përfshirë në të gjitha vendimet”, shtoi ai.

Si rezultat i këtij barazimi, Benfica është eliminuar nga Liga e Kampionëve por ata mund të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

“Natyrisht është e vështirë, sepse ne e dimë sepse nuk duhet vetëm të fitojmë”, është shprehur Schmidt.

Benficas i duhet një fitore të paktën me dy gola epërsi për të siguruar kalimin në Ligën e Evropës.

“Është shumë e vështirë tek Salzburgu, por është puna jonë. Është shumë e vështirë të luash atje pa tifozë, por ne nuk duhet të ankohemi. E kemi një situatë të qartë. Ne duhet të jemi gati për këtë ndeshje dhe do të bëjmë më të mirën për të arritur Ligën e Evropës”, përfundoi ai./Telegrafi/

Read Entire Article