Jonathan David vendos të largohet nga Lille në verë, katër top klube anglez pas tij

7 months ago 7

Jonathan David ka vendosur përfundimisht të largohet në afatin kalimtar të verës nga skuadra franceze Lille.

Sulmuesi kanadez po kalon vitin e tij të katërt te skuadra franceze dhe Lille synon ta shes atë në verë pasi në vitin 2025 kontrata i skadon dhe ai nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

E ardhmja e sulmuesit qendror duket se është në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku katër skuadra janë vënë pas tij.

Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë katër skuadrat e mëdha angleze që kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit kanadez.

23-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer me fanellën e Lille, ku në 36 ndeshje zyrtare ka shënuar 21 gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.

Lille është e gatshme ta shes yllin e tyre dhe për ta lënë të lirë kanadezin synon që të fitoj rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/

Read Entire Article