Jorge Jesus bëhet trajner i Al Hilal

1 year ago 36
Reklamë
23:40 02/07/2023

Portugezi e drejtoi edhe në sezonin 2018-2019

Al Hilal zyrtarizoi afrimin e trajnerit portugez Jorge Jesus. Për 68-vjeçarin është një kthim te skuadra arabe ku ka drejtuar për disa muaj në sezonin 2018-2019 ku fitoi edhe Superkupën.

Jesus i cili ka 33 vite karrierë si trajner ka udhëhequr edhe skuadra të njohura si Benfica, Sporting Lisbon, Flamengo apo Fenerbahçe, duke marrë shumë trofe.

Jorge Jesus firmosi për 1 sezon për 10 milion Euro me ekipin më të titulluar në kontinentin aziatik. Drejtuesit e Al Hilal më parë tentuan portuezin Jose Mourinho, brazilian Tite apo italianin Massimilliano Allegri për t’i besuar ekipin, por këta nuk pranuan pavarësisht pagës dhjetëra milion euro në vit.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article