Jude Bellingham ka emëruar lojtarin i cili është ‘modeli’ i tij në futboll

6 months ago 4

Jude Bellingham ka emëruar modelin e tij në futboll. Reprezentuesi anglez shënoi një gol në çastet e fundit të takimit ndaj Belgjikës të martën, në atë që ishte një moment i madh në karrierën e shkurtër por vezulluese të tij.

20-vjeçari ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime që prej se iu bashkua Real Madridit në verë, teksa është shpresa kryesore e ‘Tre Luanëve’ në kërkim të trofeut të parë pas 58 vitesh.

Ndonjëherë as Bellingham nuk e beson se sa e vështirë ishte për të që të fitonte statusin e lojtarit të klasit botëror.

“Unë zgjohem dhe pickoj veten, kur jam duke luajtur për Anglinë në Wembley ose kur luaj në Bernabeu për Real Madridin. Është diçka që nuk do ta kisha ëndërruar asnjëherë të ndodhte kaq herët, por mirënjohës ndaj të gjithëve që luajtën rol në udhëtimin tim”, ka thënë fillimisht Bellingham.

Natyrisht, ka shumë presion mbi supet e një adoleshenti dhe Bellingham i ka dhënë merita Jordan Hendersonit, ‘modelit’ të tij në futboll, si një person i cili i ka ndihmuar të menaxhojë peshën e pritshmërive.

“Unë flas shumë me Jordan Henderson. Ai më thotë të ndihem me fat që luaj në këtë ekip të Anglisë. Ai është si një model për mua, kështu që unë mundohem ta dëgjojë atë shumë”, u shpreh anglezi.

“Kur iu bashkova Anglisë, ai më ndihmoi mua që të kontrolloja pritshmëritë që njerëzit kishin tek unë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Read Entire Article