Justin Kluivert bëhet lojtari i dytë në shekullin e 21-të që shënon në secilën nga pesë ligat më të mira të Evropës

10 months ago 10

Justin Kluivert është bërë lojtari i dytë në shekullin e 21-të që shënon gol në secilën nga pesë ligat më të mira të Evropës, pasi e gjeti rrugën e rrjetës për Bournemouthin.

Sulmuesi 24-vjeçar i cili iu bashkua klubit anglez nga Roma në qershor, shënoi për ekipin e Andoni Iraolas në përballjen ndaj Sheffield United në kuadër të Ligës Premier këtë të shtunë.

Marcus Tavernier hapi serinë e golave për Bournemouthin që momentalisht gjenden në pozitën e 16-të në ligë me vetëm tri fitore nga 13 ndeshje.

Vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë, Kluivert gjeti golin e tij të parë në Ligën Premier pas një gabimi fatal të portierit Wes Foderingham.

⚽️🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 GOAL | Bournemouth 2-0 Sheffield | Justin Kluivert

WHAT A MISTAKE FROM THE GOALKEEPER!pic.twitter.com/ybtwWhdWXm

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 25, 2023

Si rezultat, djaloshi i lindur në Amsterdam u bë lojtari i dytë në shekullin e 21-të që shënon gol në Ligën Premier, La Liga, Serie A, Ligue 1 dhe Bundesliga.

🇮🇹 Roma
🇫🇷 Nice
🇩🇪 Leipzig
🇪🇸 Valencia
🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Bournemouth

A first Premier League goal for Justin Kluivert. He's just the second player in the 21st century after Stevan Jovetic to score in each of Europe's top five leagues.🎯 pic.twitter.com/EqPMhe19Wu

— Ben Jacobs (@JacobsBen) November 25, 2023

Kluivert, i cili paraprakisht ka luajtur për shtatë klube ani pse vetëm 24 vjeçar ka shënuar gola për ekipe si Roma, Leipzig, Nice dhe Valencia.

Lojtari tjetër i cili ka shënuar në secilën prej topë pesë ligave në futbollin evropian është Stevan Jovetic.

34-vjeçari i cili momentalisht luan në Greqi tek Olympiakosi, kishte shënuar 11 gola në 44 paraqitje për kampionin në fuqi të Ligës Premier, Manchester Cityn.

Pas ndeshjes trajneri i Borunemouth, Andoni Iraola, e lavdëroi sulmuesin holandez.

“Ai po bën shumë mirë. E ndihmon fakti që ai flet gjuhën angleze. Ai madje flet edhe në spanjisht, që do të thotë se ai gjithashtu mund të komunikojë në mënyrë perfekte me mua”.

“Ai është mësuar të luajë në liga të ndryshme, kështu që ka qenë shumë e lehtë për të që të adaptohet. Kluivert e di se duhet të shfrytëzojë çdo shans”, përfundoi Iraola./Telegrafi/

Read Entire Article