Juventus “blindon” Champions, “Zonja e Vjetër” mund Salernitanen

9 months ago 12
14:50 08/01/2024

Objektivi i Ligës së Kampioneve tani duket së është një formalitet. Me fitoren ndaj Salernitanës, Juventus e mbylli fazën e parë të kampionatit me 46 pikë, 14 më shumë se Bolonja, që gjendet në vend të pestë. Atalanta, Lazio, Roma dhe Napoli pozicionohen edhe më poshtë.

Bardhezinjtë kanë bërë një ecuri mjaft të mirë në 19 javë, e tani mund të fokusohen në duelin me Interin për titullin kampion.  Sfida me Salernitanën nuk ishte e thjeshtë për “Zonjën e Vjetër” që pas 39 minutash e gjeti veten në disavantrazh nga goli i Maxhores.  Por autori i golit e la ekipin me 10 lojtarë në të 53, pasi u ndëshkua me karton të kuq. Juventus shënoi në vazhidm dy herë, me Iling dhe Vlahoviç dhe festoi një fitore të rëndësishme.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article