“Juventusi duhet të nënshkruajë me Modricin, mund të luajë edhe dy vite” – ish lojtari i Zonjës së Vjetër vjen me propozim

5 months ago 14

Ish- sulmuesi kroat i Juventusit, Alen Boksic i kërkon Zonjës së Vjetër që të nënshkruajë me Luka Modric si transferim i lirë nga Real MadridI.  

Ish-sulmuesi Boksic mendon se Juventusi duhet të nënshkruajë me bashkatdhetarin e tij Modric në qershor.

Kontrata e yllit kroat skadon në qershor 2024 dhe ai ende nuk ka rënë dakord për një marrëveshje të re me skuadrën e Carlo Ancelottit.

“Modric është puthur nga Zoti, ai është futbolli”.

“Unë do t’i thoja çdo që klubi i madh duhet të nënshkruajë me të, përfshirë Juventusin. Nuk e di nëse ai do të largohet nga Real Madridi, por jam i bindur se ai ka dy vite futboll të nivelit të lartë në këmbët e tij”.

“Vetëm Modric nuk do të mjaftonte për të mbyllur diferencën me Interin , i cili fitoi titullin me meritë, por ai me siguri do të ndihmonte”, ka thënë Boksic për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

Read Entire Article