Juventusi përgatitë ofertë për transferimin e mbrojtësit nga La Liga në verë

8 months ago 43

Prej disa muajsh ka pasur spekulime për mundësinë e largimit të qendërmbrojtësit uruguaian Jose María Gimenez nga  Atlético de Madrid, pasi lëndimet po e pengojnë lojtarin 26-vjeçar nga Amerika e Jugut të performojë në nivelin më të lartë.  

Sipas informacioneve të fundit,  Los Colchoneros mund të shkojë aq larg sa të bëjë bast për largimin në verë të Jose María  Giménez , i cili prej kohësh ka pasur interesin e evropianëve të mëdhenj, me Juventus Torinos i pari i interesuar për lojtarin amerikano-jugor.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali dhe Spanjë, Zonja e Vjetër po përgatitet për transferimin e uruguaianit në afatin kalimtar verorë.

Madje Calciomercato ka raportuar se bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro për transferimin e Gimenez në Allianz Stadium.

29-vjeçari ka 11 vite që është pjesë e Atletico Madrid kur iu bashkua nga skuadra uruguaiane Danubio për shumën e 1 milionë eurove.

Gimenez këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje me Los Colchoneros, derisa ka bërë edhe një asistim. /Telegrafi/

Read Entire Article