Juventusi tregon se do të jetë rivali i Interit për titull, fiton në fushën e vështirë të Fiorentinës

11 months ago 11

Juventusi ka shënuar fitore si mysafir i Fiorentinës me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 11-të të Serie A.

Zonja e Vjetër e nisi furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi që në fili të ndeshjes.

Juventusi organizoi një aksion shumë të bukur, ku Filip Kostic dha një pasim shumë të mirë për Fabio Mirettin i cili nga afër shënoi për 1-0.

What a goal 🥵 pic.twitter.com/85PWzpgv4P

— Lucas ⚪️⚫️ (@MirettiStan20) November 5, 2023

Fiorentina kishte disa raste për të barazuar në pjesën e parë me Nicilas Gonzales, Cristiano Biraghin dhe Luca Ranierin, por pa sukses.

Juventusi kishte rastin e parë të mirë në pjesën e dytë me Federico Chiesan, por gjuajtja e tij u prit nga Pietro Terracciano.

Fiorentina u mundua deri të fund të shënonte, por nuk ia doli dhe Juventusi mori tri pikët e radhës.

FT | ⌛️ | Another three points ✅#FiorentinaJuve pic.twitter.com/WKDjnwyKsq

— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) November 5, 2023

Zonja e Vjetër është e dyta në renditje  me 26 pikë dhe rivali i vetëm i Interit për kreun, pasi zikaltërit kanë 28 pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article