“Ka një lehtësim për Beqajn dhe i vjen nga pushteti i Ramës”, Fatos Lubonja: Të dhëna flagrante që nuk mund ta nxjerrësh jashtë loje. SPAK me regji

10 months ago 10

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 komentoi  hetimet dhe masën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Sipas tij ka një lehtësim për Beqajn dhe kjo vjen nga pushteti që ka kryeministri Edi Rama, teksa theksoi se Prokuroria është me regji dhe nuk ka të njëjtën qasje si në çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tha se në rastin e Berishës i ka shkuar çështjes deri në rrënjë ndërsa e kundërta ka ndodhur me Beqajn.

Lubonja: Problemi është aty se jo vetëm Beqaj por duhen arrestuar të gjithë dhe nuk e di kush ngelet. Intuitivisht do thoja që ka një lehtësim për Beqajn nga ana e drejtësisë. Pyetja nga i vjen kjo? I vjen nga pushteti që ka Edi Rama që nuk ka dashur t’i ndodhë kjo gjë. Duket se ka të dhëna shumë flagrante që nuk mund ta nxjerrësh jashtë loje dhe sot gjykata thotë se ka dhënë këtë masë, sepse nuk mund të jepnin masë tjetër sepse këtë masë ka kërkuar Prokuroria dhe kthehemi tek Prokuroria që përdoret jo e gjithë prokuroria.

-Tani SPAK-u vijon të kontrollohet nga kryeministri Rama?

Lubonja: Deduksioni atje të çon sepse i kemi parë të gjitha çështjes si i ka trajtuar dhe i ka vonuar. Si e ka vonuar çështjen e inceneratorëve. Si është tërhequr ai Kraja që edhe kur i ka marrë, ka marrë gjëra anësore dhe jo themelore. Duket sheshit që ka një bashkëpunim. Duket qartë që 17 firma në një ditë dhe këtu po marrin Sali Berishën për një firmës. Nuk ka të njëjtën qasje si tek Berisha dhe tek të tjerët. Te Berisha i ka shkuar deri në rrënjë çështjen. Ndërsa këtu nuk shkon atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article