Ka propozuar Vangjel Tavon në krye të bashkisë Himarë? Ja si përgjigjet Edi Rama

9 months ago 11

Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët u pyet për fatin e Bashkisë Himarë.

Ai u përgjigj se “Vendimi i gjykatës së posaçme ishte vendim pozitiv, nuk është vendim i formës së prerë, nuk mund të veprojmë ne me një vendim të shkallës së parë. Është vendim i shkalles së parë. Këto që kanë qarkulluar kanë si burim mediat greke, e jo ato shqiptare, apo qeverinë. Kështu që unë nuk komentoj çfarë më vënë mua në gojë apo kurriz ato që më vënë mediat greke. Unë i kam parë mediat shqiptare që i kanë marrë nga ato greke, jo e kundërta. S’është pyetje për mua, pyesni autoritete greke. Unë di që presim vendimin e formës së prerë.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article