Kaderi tregon se si dikush ia pagoi çekun e shpenzimeve: I kam bërtit kamerierit

10 months ago 12

 I kam bërtit kamerierit

Tre banorët e Big Brother VIP Kosova Kaderi, Linda dhe Azemi sot kanë biseduar bashkë për tema të ndryshme jashtë në oborr.

Ishte Kaderi ajo që u ka treguar një histori atyre se si ishte përplasur me një kamarier në një prej kafeneve në Kosovë.

“Unë isha me shoqe dolëm, momentin kur vendosëm të dalim shkova për të bërë pagesën kamarieri më tha se pagesën e ka kryer një person tjetër”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Pas kësaj unë u acarova ia thirra menaxherin dhe shefin sepse nuk dua që dikush të më paguajë pijet apo ushqimin që e ha”, ka thënë Kaderi.

Kujtojmë që Kaderi është e nominuara e kësaj jave bashkë me Lumbardhin, Bleron, Shqipen dhe Gani Gërminë. /Telegrafi/

Read Entire Article