Kallëzimi i Edi Palokës që “dogji” socialistin Jurgis Çyrbja. Si ish-kreu i Hipotekës së Durrës firmosi 2 vendime brenda ditës duke mbivendosur pronën

3 hours ago 22

Ishte data 18 prill 2021, vetëm një javë para zgjedhjeve parlamentare të atij viti. Në cilësinë e drejtuesit politik të PD në Qarkun e Durrësit, Edi Paloka dërgoi në SPAK deputetin dhe kandidatin atëhershëm socialist Jurgis Çyrbja, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Në konferencën për mediat nga selia e degës lokale të PD, Paloka tha se Çyrbja akuzohet për mbivendosje prone. Sipas Palokës, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit, Jurgis Çyrbja brenda një dite kishte firmosur dy praktika për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu në mbivendosje prone.

Në të njëjtën kohë, Paloka tha se edhe javët e fundit (prill 2021), Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë certifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.

Ndërkohë pjesë e denoncimeve të PD ishin edhe drejtues të institucioneve lokale dhe anëtarë të PS në Durrës, me akuzën e përfshirjes në blerjen e votave.

Sot, Jurgis Çyrbja u arrestua me urdhër të SPAK. Ish-deputeti socialist disa ditë më parë u mor i pandehur nga SPAK. Pasi iu komunikua akuza nga prokurorët e posaçëm, Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article