“Kam bërë 5 vite burg, kam pikëpyetjet e mia”, zbardhet dëshmia e Ylli Pinarit për ‘Gërdecin’: Kush e propozoi krijimin e një linje demontimi armësh

9 months ago 20

Ylli Pinari, ish-drejtor i kompanisë Meico është një nga personat që po dëshmon sot në procesin ndaj Mediut për çështjen ‘Gërdeci’.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e Pinarit sot në GJKKO. Pinari, i shpallur fajtor në dosjen e parë “Gerdeci”, rrëfeu si ishte vënë në kontakt me Patrik Henri, përfaqësuesin e SAC, kompania qe ishte e përfshirë në demontimin e armëve.

Pinari dëshmoi se Patrik Henri kishte krijuar në Shqipëri kompaninë ‘Albademil’ ku bashkëaksioner ishte Mihal Delijorgji. “Meico nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend demontimit. Fillimisht kemi pasur komunikime me e-mail. Pas shkëmbimit të informacionit Patriku propozoi krijimin e një linje demontimi. Për këtë çështje kam bërë 5 vite burg dhe kam pikëpyetjet e mia për këtë.”, tha Pinari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article